FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha nuk ka më durim

Shko poshtë

Berisha nuk ka më durim Empty Berisha nuk ka më durim

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 12, 2008 3:27 pm

Berisha nuk ka më durim Berish10
Besart Berisha, nuk e ka duruar më mënyrën e drejtimit të trajnerit Arie Haan, teksa në minutën e 70-të të ndeshjes, duke parë zëvendësimet e holandezit, është ngritur nga stoli, ka gjuajtur fanellën, në sytë e Haanit dhe ka lënë stadiumin, njofton Sporti Shqiptar.
Mesazhi ka qenë i qartë, për Hanin dhe drejtuesit e federatës. Në kombëtare po luajnë lojtarë që nuk aktivizohen pothuajse fare me klubet e tyre, ndërsa ai e të tjerë, të pathirrur, duhet të mos jenë në fushë, sipas filozofisë së Haanit.

Zgjedhjet e gabuara të trajnerit kuqezi u paralajmëruan që para ndeshjes, nga specialistë shqiptarë, sa i përket Duros së dëmtuar, që kishte 4 javë pa u aktivizuar me skuadrën e tij në Qipro, po ashtu Hyka, që s’i ka bërë gjithsej 20 minuta me Mainzin në Bundesliga 2, që pas fitores me Maltën, Bogdani, po ashtu, ndërkohë që lihen jashtë Bylykbashi, lider i padiskutueshëm në kampionatin ukrainas, Memelli, që po merr përpara Tiranën me golat e tij.

Mosnjohja e formës fizike të lojtarëve, tregoi se Haani ende nuk është trajner i përshtatshëm për Kombëtaren tonë. Madje, me zgjedhjet e gabuara dhe jo të motivuara profesionalisht, po shkakton probleme edhe brenda lojtarëve.

Shpërthimi i Berishës e tregon qartë këtë gjë, por duhen parë pasojat më tej, sepse të tilla marrëdhënie të acaruara mes lojtarëve dhe trajnerit do të ndikojnë patjetër edhe te lojtarët e tjerë kuqezinj.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi