FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beckham sërish rikthehet në Evropë?

Shko poshtë

Beckham sërish rikthehet në Evropë? Empty Beckham sërish rikthehet në Evropë?

Mesazh nga The star Fri Oct 17, 2008 6:25 pm

Mesfushori anglez David Beckham planifikon të rikthehet në Evropë, me qëllim që ta vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me Anglinë.
Klubi i Beckhamit në ligën amerikane, LA Galaxy, me siguri nuk do të arrijë të vazhdojë më play-off dhe me këtë praktikisht anglezi do ta përfundojë sezonin në Amerikë pas dy javësh.

Mesfushori vitin e kaluar u stërvit me Arsenalin, edhe pse kjo nuk i solli ftesë për ndeshjen miqësore të Anglisë përballë Zvicrës.

Beckham ka 107 ndeshje për albionët dhe është në kërkim të paraqitjes së 108-të, me të cilët do të barazojë rekordin e Bobby Moore. Rasti i parë për të thyer këtë rekord do të jetë ndeshja miqësore me Gjermaninë, e cila zhvillohet më 19 nëntor.

Andaj anglezi do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë si vitin e kaluar dhe përfaqësuesit e tij tashmë kanë rënë në kontakt me topçinjtë.

Por, mediat në ishull spekuluan se ish-lojtari i Manchesterit kërkon edhe më shumë se sa stërvitje dhe dëshiron të luajë për ndonjë top-klub të Premierligës. Sipas spekulimeve, ai mund të kalojë edhe në radhët e Milanit.
The star
The star
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 28
Join date : 17/10/2008
Age : 30
Location : Gjakove

http://www.piskota.1forum.biz

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi