FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liverpooli përmbys rezultatin e pjesës së parë

Shko poshtë

Liverpooli përmbys rezultatin e pjesës së parë Empty Liverpooli përmbys rezultatin e pjesës së parë

Mesazh nga The star Sat Oct 18, 2008 9:30 pm

Skuadra e Liverpoolit vazhdon të tregojë lojëra spektakolare duke shënuar fitoren e radhës kundër skuadrës së Wigan Athletic, me rezultat 3-2.

Redsat u gjetën dy herë në disavantazh, mirëpo ata arritën të barazojnë dhe madje ta përmbysin rezultatin duke i fituar të rrija pikët.

Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Zakit (29’), mirëpo pa kaluar as dhjetë minuta (37’), holandezi Dirk Kuyt barazoi rezultatin për herë të parë.

I njëjti lojtar i Wiganit krijoi edhe epërsinë e dytë për mysafirët në fund të pjesës së parë, dhe me rezulatain 1-2, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë vendasit arritën të ndryshojnë gjithçka, mirëpo kyç për këtë rikthim të Liverpoolit ishte largimi i lojtarit mysafir, Valencia, me kartonin e dytë të verdhë (74’), i cili bëri që skuadra e tij të mbetet me një lojtar më pak në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Njëherë, Riera (80’) e barazoi rezultatin për së dyti, dhe sërish Kuyt pas pesë minutash (85’) shënoi golin e fitores për vendasit, i cili gol kishte vlerën e tre pikëve dhe e barazon sërish me pikë në krye të tabelës me Chelsean, e cila më herët e kishte mposhtur Middlesbroughin me rezultat 5-0.

Liverpooli përmbys rezultatin e pjesës së parë F_101828
The star
The star
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 28
Join date : 17/10/2008
Age : 30
Location : Gjakove

http://www.piskota.1forum.biz

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi