FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cana: Do kisha shkuar te Bayerni

Shko poshtë

Cana: Do kisha shkuar te Bayerni Empty Cana: Do kisha shkuar te Bayerni

Mesazh nga The star Sat Oct 18, 2008 9:14 pm

Ndeshjen e Shqipërisë në Braga kundër Portugalisë e kanë përcjellë përfaqësuesit e skuadrave të mëdha evropiane, ata të Bayern Munich, Arsenal, Manchester City dhe Everton, për të ndjekur nga afër yllin e Marseille, Lorik Cana.

Cana, përveçse ka zhvilluar një ndeshje shumë të dobishme për Kombëtaren, ai ka siguruar edhe simpatinë e vëzhguesve nga klubet e mëdha evropiane. Ndërkohë, mesfushori kosovar është shprehur i gatshëm për t’u transferuar të gjigantët bavarezë të Bayern Munichut.

“Është e vërtetë që gjatë ndeshjes Portugali-Shqipëri më kanë vëzhguar njerëz të dërguar nga klubet e Bayern Munich, Arsenal, Manchester City dhe Everton”.

“Personalisht, nëse do të kishte diçka konkrete, te Bayern Munich do të shkoja me gjithë qejf. Klubi gjerman është një emër i madh në futbollin evropian, por megjithatë, në këtë moment nuk jam duke e menduar shumë problemin e transferimit”, është cituar Cana nga “Sporti Shqiptar”.

Mesfushori ka shprehur edhe përkushtimin e tij ndaj Olimpique Marseille, ku është edhe kapiten, duke thënë se shpreson të shpallet kampion dhe të shkoje sa më larg që mundet në Ligën e Kampionëve.

Cana: Do kisha shkuar te Bayerni F_101818
The star
The star
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 28
Join date : 17/10/2008
Age : 27
Location : Gjakove

http://www.piskota.1forum.biz

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi