FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klose ia siguron fitoren Bayernit

Shko poshtë

Klose ia siguron fitoren Bayernit Empty Klose ia siguron fitoren Bayernit

Mesazh nga The star Sat Oct 18, 2008 9:25 pm

Sulmuesi gjerman Miroslav Klose ia ka siguruar tre pikët e arta Bayernit në ndeshjen e sotme ne udhëtim kundër Karslruhes.

Bayerni ka edhe shumë të bëjë në përmirësimin e gjendjes në skuadër dhe në tabelë, mirëpo tre pikët e reja janë një lehtësim për trajnerin Jurgen Klinsman, i cili nuk është treguar i suksesshëm në këtë fillimsezoni.

Bavarezët shënuan fitore të rëndësishme në udhëtim me golin e Kloses të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes (86’) pas një krosimi të papërshtatshëm të mbrojtësit të huazuar nga Milani, Massimo Oddo.

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore në udhëtim kundër Frankfurtit me rezultat 2-0, me golat e Helmes nga penalltia në fillim të ndeshjes (8’) dhe një gol i shënuar nga Vidal (61’) që shuan shpresat e vendasve.

Skuadrat e shqiptarëve, Altin Lala dhe Ervin Skela, Hannover dhe Energie Cottbus, respektivisht, kanë pësuar humbjet e radhës.

Hannoveri ka humbur në shtëpi nga Hoffenheimi me rezultat 2-5, ndërsa Cottbusi i Skelës ka pësuar nga FC Cologne në udhëtim me rezultat minimal, 1-0.

Werderi ka barazuar 3-3 kundër Borussia Dortmundit, ndërsa Sttutgarti ka humbur nga Hertha e Berlinit me rezultat 2-1.

Klose ia siguron fitoren Bayernit F_101827
The star
The star
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 28
Join date : 17/10/2008
Age : 30
Location : Gjakove

http://www.piskota.1forum.biz

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi