FaNns oF FooTBaLL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajmet me te reja per chelseasn!!

Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 1:51 pm

ketu do ti gjeni te gjitha lajmet me te reja per chelsean
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:02 pm

Pas fitores se Chelsea-t kunder Manchester Cityt me rrezulltat 1:3 , u be edhe vleresimi i lojtareve per ndeshjen e zhvilluar .

Vleresimet per lojtaret e Chelsea-t :

Petr Cech: 6.5
Jose Bosingwa: 7.0
Ricardo Carvalho: 8.0
John Terry: 4.0
Ashley Cole: 7.5
Florent Malouda: 7.0
John Obi Mikel: 7.0
Frank Lampard: 8.5
Joe Cole: 7.5
Deco: 7.0
Nicolas Anelka: 7.0

Lojtaret rezerv qe hyren ne loj :

Didier Drogba: 6.0
Juliano Belletti: 6.0
Juliano Belletti: 6.0
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:03 pm

Carvalho: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve
Ricardo Carvalho thotë se Chelsea është i etur ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe se blutë do të bëjnë gjithçka me qëllim që të vijnë deri tek ky trofe.
“Finalja e vitit të kaluar më dëshpëroi, por në dhomën e zhveshjeve u zotuam se këtë do ta bëjmë në finalen e ardhshme. Ashtu që operacioni ‘Finale në Ligën e Kampionëve’ do të fillojë që tash”, ka thënë mbrojtësi portugez.

“Chelsea më së paku dëshiron që të përsëritet sezoni i kaluar, ashtu që nuk do të jemi të qetë që nga starti. Duhet ta fitojmë Bordeaux dhe të fitojmë mirë, të tregojmë se jemi këtu dhe të gatshëm për qëllime të mëdha”, ka shtuar Carvalho
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:03 pm

Ballack pret sërish dominimin e skuadrave angleze
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka thënë para ndeshjes së Bluve kundër Bordeaux, se skuadrat nga Premier League edhe këtë vit do të dominojnë në Ligën e Kampionëve.


“Mendoj se Interi do të jetë një forcë në Evropë këtë sezon, po ashtu mendoj se edhe Real Madridi dhe Barcelona do të bëjnë një paraqitje të mirë. Mirëpo nuk do të befasohesha nëse skuadrat angleze dominojnë sërish”.

"Liverpooil, Unitedi, Arsenali dhe ne kemi përvojë në këtë garë dhe mendoj se kemi treguar se mund ta durojmë presionin dhe të paraqitemi më së miri kur është nevoja. Për këtë mendoj se ky do të jetë edhe një sezon i mirë për klubet angleze”, ka thënë mesfushori gjerman.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:03 pm

Terry do tё mund tё luajё kundër Manchesterit
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ёshtё i lirё tё përballet me Manchester Untied gjatё ndeshjes sё tё dielës nё kuadër tё Premierligёs, pasi qё blutë patёn sukses me ankesën e tyre pёr kartonin e kuq qё kapiteni mori gjatё ndeshjes sё fundit, pёrballё Manchester Cityt.
Terry u përjashtua nga loja nё minutën e 77-tё, pёr shkak se faulloi sulmuesin e Manchester Cityt, Jo, gjatё ndeshjes sё tё shtunës.

Arbitri Mark Halsey, akordoi faull dhe i dha kartonin e kuq Terryt, por Chelsea pas ndeshjes protestoi dhe kërkoi qё tё rishikohet vendimi i gjyqtarit. Pas vlerësimit tё komisionit, sot ёshtё bёrё e ditur se kapiteni i Anglisё, John Terry, nuk do tё përjashtohet pёr tri ndeshje, dhe do tё mund tё luajё nё ndeshjen e radhës.

Blutё do tё presin nё Stamford Bridge kampionin nё fuqi tё Anglisё dhe Evropёs, Manchester United, nё derbin mё interesant tё javës sё pestё.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:03 pm

Balak: Sivjet nuk i ndahemi kreut!
19 Shtator Mesfushori i kërkon Çelsit të mos “tolerojë” në asnjë past në garën për titull

“Sfida me Junaitedin vjen në një çast shumë të hershëm të sezonit, por nëse do ta fitonim do të hidhnim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ambisiec tonë, fitimit të kampionatit”



Mikael Balak dëshiron që Çelsi të vazhdojë të jetë në vendin e parë të kampionatit dhe dëshiron që presioni ndaj Mançesterit të jetë akoma më i madh. Sezonin e kaluar Çelsi përfundoi në vendin e dytë në të dy kompeticionet. Skuadra e Luiz Felipe Skolarit është aktualisht në vendin e parë pa pësuar asnjë humbje, ndërkohë që Junaited është në vendin e 14 me vetëm një fitore. Me një fitore të dielën distanca në midis dy skuadrave do të shkonte në nëntë pikë, edhe se “Djajtë” kanë një ndeshje më pak. Lojtari i kombëtares gjermane e di shumë mirë rëndësinë e vendit të parë edhe pse rruga për titull është akoma shumë e gjatë. Në një intervistë ai tha: “Kjo ndeshje është shumë shpejt gjatë sezonit por kjo i jep një rëndësi vendit të parë edhe pse ka akoma shumë rrugë për të bërë. Eshtë një ndeshje e madhe dhe nëse do të fitojmë do të bëjmë një hap të rëndësishëm. Ata kanë bërë një ndeshje më pak se ne por kjo është një mundësi e mirë për të rritur distancën. Sezonin e kaluar ata morën një avantazh të madh që në fillim dhe kjo bëri që ne të mos i kapnim dot më ata. Nuk është asnjëherë e lehtë të jesh përpara dhe të ruash distancën. Gjithmonë ka ndeshje të vështira dhe kjo është një gjë normale këtu në Premiership”.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:04 pm

MINiero si duket ne CHElsea

Ekipi i Chelseat ka pohuar se ёshtё para angazhimit tё brazilianit Mineiro, i cili do tё duhet tё arrijё nё Stamford Bridge si zёvendёsim pёr tё lënduarin Michael Essien.
32-vjeçari ёshtё lojtar i lirё dhe mund tё bёjё transferim jashtë afatit kalimtar, dhe ekipi i Chelseat ka pohuar se ёshtë shumё afёr angazhimit tё tij.

Spekulohet se Mineiro mbrёmё i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa edhe asistenti i Scolarit nё stolin e Chelseat, Flavio Murtosa, e pohuar ardhjen e brazilianit nё Stamford Bridge.

“Praktikisht e kemi kompletuar angazhimin e Mineiros. Ai ishte lojtar i lirё, pa kontratё, dhe nё kёtё kohё ne kishim shanse ta angazhojmë dhe t’i plotёsojmё nevojat tona”, ka thёnё Murtosa.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:04 pm

Scolari: Dyert pёr Ronaldon janë tё hapura
Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka thanё se me kënaqësi do ta priste ardhjen e Ronaldos nё Stamford Brige, nёse portugezi dëshiron ta ndërrojë ambientin.
Scolari ishte trajner i Ronaldos nё kombëtares portugeze dhe ka thёnё se me tё ka raporte shumё tё mira, edhe pse nё ndeshjen e nesërme do tё jenё rivalё tё mëdhenj.

“Ai pёr momentin ёshtё nё mesin e tre mё tё mirёve nё botё. Para dy viteve e thash tё njёjtёn gjё dhe tash e pёrsёris. Kur isha nё Portugali mё duhej tё zgjidhja tre lojtarё secilin vit (pёr Futbollistin mё tё Mirё tё Vitit tё shpallur nga FIFA). Njё vit e zgjodha Didier Drogbёn, vitin tjetër Terryn dhe vitin e fundit Frank Lampard”, ka thёnё Scolari.

“Kёtё vit ata janë nё me mua, dhe kjo ёshtё shumё mirё. Ndoshta vitin tjetër edhe Ronaldo do tё jetё me mua. Kjo do tё ishte edhe mё mirё. Nёse ai dëshiron ndryshim, dyert e Chelseat janë tё hapura”, ka shtuar trajneri brazilian.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:05 pm

Terry nuk shqetësohet pёr Ronaldon dhe Berbatov
Kapiteni i Chelseat, John Terry ka thёnё se ai nuk ёshtё i shqetësuar nga kёrcёnimet e asnjërit, as Dimitar Berbatov e as Cristiano Ronaldos, derisa blutë përgatiten tё ndeshen sot me kampionin e Premierligёs, Manchester United, nё Stamford Bridge.

“Ështё njё lojё qё pёr ata duhet patjetër tё fitohet, por pёr ne ёshtё koha mё e mirё, pasi qё do tё përballemi me ta me formёn qё jemi. Ata sigurisht nuk do tё dёshirojnё t’i lejojnë vetes tё humbin kësaj here dhe tё lejojnë njё dallim tё theksuar tё pikёve kaq herët kёtё sezon”, ka thёnё Terry.

Fitorja e sotme e bluve do tё çojё nё nёntё pikё dallimin ndaj djajve tё kuq dhe Terry beson se kjo do tё jetё vështirё pёr t’u arritur mё vonё nga United.

“Menaxheri e njeh mirё Ronaldon dhe Ashley Cole gjithmonë ia ka dalё mirё kundër tij. Berbatov ёshtё lojtar i klasit botëror. Na takon mua dhe Carvalhos ta ndalojmë. Nёse do tё mund ta mbulojmë atё, kjo do tё jetё avantazhi jonё”, ka shtuar kapiteni i Chelaset.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:06 pm

Derbi anglez përfundon me barazim



Kampioni aktual Manchester United ka nxjerrё barazim 1-1 pёrballё Chelsea, derisa blutë vazhdojnë tё jenё tё pamposhtur nё Stamforde Bridge.

Djajtё e Kuq kaluan tё parёt nё epërsi qё nё pjesё tё parё, me golin e koreanit Ji Sung Park. Pas vetëm 18 minutash lojё, goditja e Berbatov u mbrojt nga portieri Peter Cech, por topi kaloi nё kёmbёt e Park, i cili nuk huqi nga afërsia.

Salomon Kalou, i cili zёvendёsoi gjermanin Michael Ballack 15 minuta par fundit tё ndeshjes, shёnoi golin e barazimit pёr vendasit, duke shёnuar me kokё pas njё krosimi nga John Obi Michel, pesё minuta pas aktivizimit tё tij (80’).

Mysafirёt filluan lojën pa Cristiano Ronaldon, me Rooney dhe Berbatov nё sulm. Qё nё pjesё tё parё, qё tё dyja ekipet bёnё zёvendёsime tё detyrueshme, me Calvalhon qё u zёvendёsua nga Alex tek Chelsea, dhe portieri Van der Sar qё u zёvendёsua nga potieri rezervё Kuszczak.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:06 pm

Bosingwa në formë në fitoren e Chelseat



Mbrojtësi i djathë portugez, Jose Bosingwa, ishte në formë të mirë në fitoren prej 2-0 të Chelseat si mysafir i Stoke Cityt, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër, për të çuar blutë në krye të tabelës së Premierligës, së paku deri në përfundim të ndeshjes mes Arsenalit dhe Hull Cityt.

Goli i portugezit erdhi pas 36 minutash lojë, ndërsa u ndoq edhe një gol tjetër nga zëvendësuesi Nicolas Anelka, 14 minuta para fundit të ndeshjes, derisa blutë vazhdojnë 100% me fitore në ndeshjet në udhëtim, nën urdhrat e trajnerit të ri Luiz Felipe Scolarit.

Nga ndeshjet tjera, fitore ka shënuar edhe ekipi i Valon Behramit, West Ham, që mposhti si mysafir ekipin e Fulhamit, me rezultat 2-1. Me të njëjtin rezultat dhe po ashtu në udhëtim, fitore ka shënuar edhe Blackburn në St James Park, ku Newcastle thellohet në krizë, duke dështuar kësaj here para tifozëve të vet.

Aston Villa ka arritur të rikthejë rezultatin nga 1-0 në 2-1, në ndeshjen ndaj Sunderlandit të zhvilluar në Villa Park.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:07 pm

Lajmet me te reja per chelseasn!! 14drogba
Drogba këtë vit synon Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ekipi i tij humbi në mënyrë të pamerituar në finalen e Ligës së Kampionëve, në muajin maj, nga Manchester Unitde, dhe se sivjet e dëshiron këtë trofe për të shëruar plagët.
“Suksesi në Evropë është një punë e pakryer në karrierën time. Ndeshja kundër Manchester United në Moskë ende është një kujtim i dhimbshëm. E kishim shumë afër trofeun, por duhet të harrojmë gjithçka dhe të koncentrohemi sërish në këtë sukses këtë sezon”, ka thënë Drogba.

“Chelsea ishte ekip më i mirë në atë ndeshje dhe nuk duhej që ndeshja të kalonte në penalti. I kontrolluam vazhdimet dhe duhej të përfundonim aty. Por në ekip tash ka një klimë tjetër. Scolari është lidhur me përbërjen dhe kjo është çelës i sukseseve. Atmosfera është shumë më ndryshe se kur ishte Avram Grant”, përfundon sulmuesi i Bregut të Fildishtë.

Sonte Chelsea udhëton në Rumani për t’u ndeshur me ekipin Cluj, në kuadër të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:07 pm

Lampard: Të gjithë duhet të shënojmë
Pas lëndimit të Dider Drogbas në ndeshjen kundër CFR Cluj, mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka theksuar se Blutë mund ta kompensojnë mungesën e tij duke ndarë me njëri-tjetrin përgjegjësitë e golashënuesit.
“Nëse Didier do të mungojë për një kohë, duhet të shënojnë gola të gjithë bashkëlojtarët, gjë që mund ta bëjmë edhe pse situata nuk është ideale”.

“Nicolas është një sulmues i klasit dhe po ashtu e kemi edhe Salomon dhe të riun Franco di Santo, i cili edhe pse nuk ka përvojë, ka kualitete”.

“Lajmi për Didier ishte i keq, sepse ai është shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj të mos jetë aq keq sa dukej, kështu që të kthehet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë mesfushori anglez.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:08 pm

Skolari: Më mirë një pikë se sa asgjë

Trajneri i Çelzit, Luis Felipe Skolari nuk ka qenë i kënaqur me lojçn e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj skuadrës rumune Kluizh, në kuadër të rrethit të dytë të grupit A në Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje u mbyll pa gola, kurse me një rezultat të tillë strategu brazilian megjithatë nuk ishte aq shumë i zhgënjyer.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Futbollistët e mi nuk luajtën mirë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Megjithatë, më mirë që arkëtuam një pikë, se sa asnjë. Pra, mendoj se 0:0 nuk është një rezultat aq i dobët. Kluzh luajti me vetëbesim të madh dhe shihej se dëshironte të dëshmohet si një skuadër e nivelit të lartë. Ndoshta do të kenë probleme në ndeshjen e ardhshme, ngase ndaj nesh vrapuan pa u ndalur plotë 95 minuta", ka thënë Skolari. Në anën tjetër, trajneri italian i skuadrës rumune, Maurizio Trombeta është shprehur në mënyrë modeste, ndonëse skuadra e tij pas fitores befasuese në rrethin e parë ndaj Romës, arriti të shkëpusë një pikë të madhe edhe ndaj Çelzit. "Pa marrë parasysh rezultatet që i kemi arritur në dy ndeshjet e para, synimi ynë mbetet edhe më tej i njëjtë - të fitojmë vendin e tretë dhe të përfshihemi në garat e Kupës së UEFA-s", ka thënë Trombeta.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:08 pm

Sulmuesi afrikan do të mungojë vetëm disa javë



Trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Skolari, e cilësoi veten si njeriun më të çliruar në botë, pasi testimet paraprake treguan se ai nuk do të ketë nevojë për një operacion në gju. Lojtari nga Bregu i Fildishtë iu nënshtrua një skanimi të enjten dhe testimet treguan se nuk kishte ndonjë dëm madhor në ligamente. Fillimisht ekzistuan dyshime se Drogba mund të përballej me një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës, pasi u largua me barelë me shfaqje të qarta dhembjesh në fytyrë, në batazimin pa gola ndaj Kluzhit në Champions League. Drogba pësoi një përdredhje të fuqishme të gjurit gjatë një ndërhyrje që pësoi dhe kyçi i tij gjithashtu pësoi një përdredhje të frikshme, kur u përplas me një rival rumun, në tentativë për të arritur i pari në një top të krosuar. Shenjat e para ishin negative dhe klubit iu tha nga stafi mjekësor se Drogba rrezikonte të qëndronte jashtë fushave deri në fund të këtij viti, në rastin më të mirë. Në testimet e kreyera dje, mjekët e Çelsit bënë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë dhe se koha që afrikani do të qëndrojë jashtë fushave do të jetë shumë më e shkurtër, por saktësisht koha që do të qëndrojë jashtë fushe do të përcaktohet pas 2?3 ditësh vëzhgimi.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga geri1994 Sun Oct 05, 2008 2:08 pm

Kol: Çelzi është i uritur për sukses

Mesfushori i Çelzit, Xho Xhol ka paralajmëruar rivalët për titull kampionit se pas zhgënjimit në edicionin e kaluar, Çelzi tashmë është i uritur për sukses. Sipas Xho Kolit, futbollistët e Çelzit e kanë shfrytëzuar zhgënjimin e edicionit të kaluar si inspirim për sukses në këtë edicion.
"Edhe në futboll, ashtu si në jetën e përditshme, do të keni ngritjet dhe rëniet. Por, ngritjet nuk do të ishin aq të ëmbëla pa rënie, siç na ndodhi neve edicionin e kaluar. Pra, nëse fitojmë trofe gjatë këtij viti, atëherë do të jetë një gjë e mrekullueshme", ka thënë Xho Kol, duke vijuar: "E di se nuk mund t'i krahasoj gjërat të cilat i ndodhin njerëzve në jetën e përditshme, por bankina është pikërisht vendi më i papërshtatshëm për të qëndruar", ka theksua Xho Kol, duke iu referuar mosparaqitjes në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar në Moskë, kur skuadra e tij humbi pas penalltive ndaj Mançester Junajtedit. "Ne duhet të shfrytëzojmë ndjenjat, të cilat i kemi përjetuar në atë mbrëmje dhe të mundohemi të dalim fitues. Ne ishim aq afër ta fitojmë trofeun më të çmueshëm në futbollin evropian, andaj jemi të uritur për sukses në këtë edicion", ka nënvizuar Kol.
geri1994
geri1994
Admin
Admin

Numri i postimeve : 178
Join date : 02/10/2008
Age : 30
Location : klina

https://football-fans.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet me te reja per chelseasn!! Empty Re: Lajmet me te reja per chelseasn!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi